Deklarata e dëshmitarit që ka parë aksidentin e dy policëve të zhdukur që kanë rënë në lumin Lepenc, ka nxitur reagime të shumta te qytetarët. Disa e kanë kontestuar këtë deklaratë e disa po i besojnë kësaj deklarate.
Komentuesit në rrjetet sociale kanë filluar të komentojnë në lidhje me rrëfimin e dëshmitarit që doli dje para televizionit, ku tha se ka parë aksidentin, sipas deklaratës së dëshmitarit në vendin e ngjarjes ka dalë mbas 2 minutave dhe nuk ka parë policët në vendin e aksidentit, e kjo deklaratë nga ai ka ngjallur reagime të shumta dje, njofton Metro.
Në një portal të rajonit prej nga vjen polici, komentuesit janë përplasur mes veti, aty ka ndërhyrë edhe motra e njërit nga policit të zhdukur, bëhet fjalë për motrën e Malësor Dashit.
Ajo ka bërë thirrje komentuesve dhe të gjithë atyre që të përmbahen nga komentimi i këtij rasti pasi që lëndohen si familje, shkruan Gazetametro.net.
Deri te replikimi i motrës së policit ka ardhur pasi në artikullin e shpërndarë mbrëmë në lidhje me dëshmitarin që e ka parë aksidentin e dy policëve të zhdukur, thuhej në koment se ata janë fundosur.