Milan mbrëmë ka eliminuar Lazion për të kaluar në finale të Coppa Italia
Skuadra e Gennaro Gattusos është në formë të jashtëzakonshme në vitin 2018, duke mos pësuar asnjë humbje në 13 ndeshje.
Në këto 13 ndeshje Milan ka pranuar vetëm katër gola, më pak se çdo skuadër tjetër.
Për më shumë, Milan nuk ka pësuar asnjë gola në gjashtë ndeshjet e fundit, apo më sakët, nuk ka pësuar gol as pas 584 minutave.
Mbetet të shihet nëse do të mbajë portën e paprekur edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Interit në Serie A