Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për djegien e shtëpisë në Kodrën e Minatorëve në veri, që ishte rindërtuar nga Qeveria e Kosovës.
Kurti tha se kryesit e kësaj vepre do të ndiqen nga organet e drejtësisë.
“Ka deklaruar tashmë policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha kreu i ekzekutivit sot.