GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Kurani i rrallë i xhamisë së Prezës, dhuratë nga presidenti turk Erdogan

07/06/2025
në Kuriozitete
Koha e leximit:2 mins read
Kurani i rrallë i xhamisë së Prezës, dhuratë nga presidenti turk Erdogan
Share on FacebookShare on Twitter

Një Kuran i rrallë i është dhuruar xhamisë që gjendet në Kalanë e Prezës në Shqipëri nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan disa vite më parë, peshon rreth 17 kilogramë, është i gjatë 60 cm dhe i gjerë 42 cm

Fletët janë më përbërje lëkure.

Ka po aq fletë dhe radhë të shkruara mbi to sa në çdo libër tjetër të shenjtë të fesë islame, por përbërja e tyre është e veçantë ndërsa kaligrafia pasqyron artin osman.

“Suret janë të zbukuruara. Sipas studiuesve që e kanë parë, se ne dimë pak, është lëkurë, peshon 17 kg, është i veçantë, thuhet se janë prodhuar tre të tillë. Kaligrafia është diçka më e bukur, e larmishme, ka ngjyra zbukurime. Kuranët e tjerë s’i kanë këto”, thotë Imami i kësaj xhamie, Kasem Hafizi, raporton abcnews.

Kurani ruhet në xhaminë e Kalasë së Prezës, rreth 20 kilometra në verilindje të Tiranës. Imami Hafizi tregon se ai iu është dhuruar nga Presidenti i Turqisë Erdogan dhjetë vite më parë kur vizitoi xhaminë e restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

“Erdhi vetë bashkë me të shoqen, është bërë festë e madhe në kala… na solli dhuratë këtë”, thotë ai.

Kjo dhuratë, sipas imamit 78 vjeçar që prej 33 vitesh shërben në këtë xhami, është e rrallë. Ka pak kopje të tilla se kushtojnë shumë.

“Jam medresist, s’kam parë Kuran me këto përmasa, me këtë peshë… Kemi pare Kuranë të madhësive të ndryshme në atë kohë, pothuajse janë njëlloj. Ky jo vetëm që është më i madh, por fletët i ka të ndryshme…”

Kurani është riprodhuar nga Fondacioni i Arteve Klasike Turke. Dorëshkrimi origjinal me autor kaligrafin e njohur osman, Ahmed Karahisari, ruhet në Stamboll.

“Është shkruar më 1697 me sistemin tonë diellor, 1107 me kalendarin hënor, më shumë se 300 vjet”.

Libri i shenjtë i fesë islame ruhet në një arkë të mbyllur me xham përmes të cilit mund ta shohin besimtarë e turistë që vizitojnë kalanë e konsideruar nga studiuesit si tipike mesjetare ku ndodhet dhe xhamia shekullore.

“Sipas tregimeve nga të parët tanë, thuhet se ka qenë kishë fillimisht. Mendohet se ka qenë kishë 8 metra me 5 metra. Pastaj erdhën osmanët para më shumë se 500 vjetësh, shumica e prezianëve u kthyen në myslimanë dhe kisha u kthye në xhami. Meqë u shtuan myslimanët, nuk i zinte më xhamia, ajo u zgjerua. Prandaj ka tre vende ku falen imamët se është zgjeruar tre herë. Kjo është e veçanta e kësaj xhamie, rrallë ndodh”, thotë ai.

Xhamisë së Kalasë së Prezës me vlera historike i është shtuar dhe libri i shenjtë i fesë islame, i veçantë në llojin e tij. /abcnews

Tags: Kalanë e PrezësKur'anRecep Tayyip Erdogan
ShareTweetShare
Previous Post

Pushim më shumë se punë: Inxhinieria norvegjeze jeton ëndrrën me 250 ditë pushim

Next Post

“Wicked: For Good” rikthen fansat në Oz – pasi publikohet traileri i parë i plotë

Next Post
“Wicked: For Good” rikthen fansat në Oz – pasi publikohet traileri i parë i plotë

“Wicked: For Good” rikthen fansat në Oz – pasi publikohet traileri i parë i plotë

Lajmet e fundit

Spahiu: Kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

“NËSE TI LUFTON PËR ME BASHKU ME SHQIPNINË, KAM ME TA KTHY PUSHKËN ME LUFTU KUNDËR TEJE”, Nexhmedin Spahiu – Blerim Latifit

17/06/2025
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17/06/2025
Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

17/06/2025
Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën –  nuk ka qare – kur

Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën – nuk ka qare – kur

17/06/2025
Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

17/06/2025
LDK e Pejës propozon Muhaxherin edhe për një mandat

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

17/06/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Spahiu: Kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

“NËSE TI LUFTON PËR ME BASHKU ME SHQIPNINË, KAM ME TA KTHY PUSHKËN ME LUFTU KUNDËR TEJE”, Nexhmedin Spahiu – Blerim Latifit

17/06/2025
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17/06/2025
Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

17/06/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.