Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka deklaroi se termocentrali do të ndërtohet për tri vite e gjysmë në mënyrë që të fillojë me prodhim.
Fillimi i 2019 sipas Llukës do të jetë koha kur do të shpallën vendet e punës, nëse çdo gjë do të shikoj sipas rrjedhës normale.
Lluka tha se disa punëtorë do të transferohen në Kosovën e Re e disa të tjerë do të dalin në pension dhe kësisoj do të krijohet mundësia e punësimit për të rinjtë që kanë potencial.
Gjithashtu vuri në dukje se edhe Kosova B do të rehabilitohet, duke u pajisur filtra të ri.