Kosova njihet më shumë si importuese e produkteve të mishit sesa prodhuese e tij. Për pasojë, këto ditë edhe doli në pah skandali me mish të prishur i importuar nga Belgjika.
Vetëm brenda vitit të kaluar, u importuan 40 milionë kg mish të llojeve të ndryshme. Sipas të dhënave të Doganës gjatë vitit 2017 në Kosovë ka hyrë mish nga shteti bleg.
Kosova importon mish importohet mish është Brazili me më shumë se 13 milionë kg mish.
Përveç Brazilit, furnizimet me produkte të mishit bëhen edhe nga Paraguaji, ku brenda vitit të kaluar është importuar më shumë se 776 mijë kg mish (766.222.56).
Nuk mbetën keq as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas të dhënave janë importuar mbi 7 milionë e gjysmë mish (7,551,613,64).
Qytetarët kanë konsumuar mish edhe të Serbisë. Në vitin që lamë rreth 20 mijë kg mish (apo 19,899, 45) u importuan në Kosovë./Indeksonline.
Se sa është i sigurt për tu konsumuar gjithë kjo sasi e mishit është një dilemë pas skandalit të fundit me mishin e prishur që për 12 vite është ruajtur për konsumim njerëzor.
Por, skandali shpërtheu me mishin e importuar nga shteti i Belgjikës.
Insajderi kishte siguruar dokumente brenda Doganës së Kosovës që tregojnë emrin e kompanisë kosovare që kishte eksportuar mish nga kompania “Veviba”.
Sipas dokumenteve që pati siguruar Insajderi, kompania për përpunimin dhe konservimin e mishit “Euro Ida” me bazë në Komunën e Rahovecit, është kompania kosovare që kishte importuar mish nga kompania belge “Veviba”.
Zbulohet emri i kompanisë kosovare që importoi mishin nga Belgjika
“Euro Ida” kishte importuar mish tri herë brenda muajve maj dhe qershor të vitit 2016. Mishi i importuar kishte qenë “mish gjedhi”. “Euro Ida” kishte marrë rreth 60 ton mish nga kompania belge “Veviba” në tri importe të realizuara ndaras nga njëra-tjetra.
E me të kumtuar lajmi se kjo kompani ka importuar mish të dyshuar nga shteti belg, pronari i saj, Anton Jupa, thërret në redaksinë e Insajderit, duke i kërcënuar ekipin e gazetarëve.
Pati thënë se do të vijë dhe do ta coptonte me sakicë personin që i pari e kishte shkruar lajmin, që kompania e tij kishte importuar mish nga Belgjika.
“Problemet serioze janë shumë! Shumë serioze! A me ditë qaj personi që u kon i pari, pasha natën e babës që ka dekë e ai ka bo vetëvrasje, (nuk kuptohet) s’ka me e myt, vetëm ka me e copëtu me sakicë, ka me coptu edhe me masakru. Maje në mend qa po thom unë”, ka thënë Jupa, në një telefonatë në redaksinë e gazetës.
Biznesmeni kosovar që importoi mish nga kompania e dyshimtë belge, kërcënon ekipin e Insajderit
Pas këtij kërcënimi Insajderi vendosi që të publikojë kërcënimin e tij. Kërcënim i cili kishte qenë kryelajm edhe në mediat e Belgjikës.
E, gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, e kishte arrestuar Anton Jupën.
Por, jo vetëm kompania “Euro Ida” kishte importuar mish nga Belgjika.
Këtë e kishte bërë edhe kompania “Beni SHPK” nga Suhareka.
Këtë e ka bërë të ditur për Insajderi, Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala.
“Po, ashtu siç keni shkruar ju [Insajderi, v.j] për kompaninë ‘Euro Ida’ është e saktë. Nëdrkaq, kompania tjetër është Beni SHPK nga Suhareka”, kishte thënë Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala për Insajderin.