Kanye West ka lënë në pritje gjithë botën e muzikës.
Pas raportimeve se Kanye West po punon në këngë ët reja, një burim i afërt me reperin nga Chicago ka bërë të ditur se diçka po vjen “shumë shpejt”.
Burimi i reperit thotë se Kanye jo krejt pa arsye ka vendosur që të shkojë në një resort skijimi.
“Ai mendon se të qendurit në male nuk e lejon që të shpërqëndrohet dhe ka më shumë sens për drejtimin e muzikës së tij”.
“Kjo është arsyeja pse ai zakonisht shkon atje për t’i kryer gjërat e mëdha. Kanye dëshiron të lansojë diçka shumë shpejt dhe është shumë i ngazëllyer për t’iu kthyer lojës kreative”, u shpreh burimi për E! News.
Kanye ka kohë që po qëndron në kampion e tij të regjistrimit të muzikës në Wyoming, e aty ai ka pasur praninë e disa miqve si Nas, Kid CUdi, Travis Scott dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian e cila i ka bërë një vizitë bashkëshortit.
Sipas disa spekulimeve tjera, Kanye po punon në album, por së pari mendon të publikojë një bashkëpunim me Kid Cudi.