Kadri Veseli del në shesh me gruan për Shën Valentin, bën dedikim të veçantë për Violetën dhe Kosovën

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zgjedhur sot që t’i përçojë dy mesazhe, për 14 shkurtin dhe për 17 shkurtin, duke ftuar për më shumë dashuri.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën, lideri i PDK-së ka realizuar një foto para instalacionit për 10 vjetorin e pavarësisë, të vendosur nē Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Sa më shumë dashuri për njëri tjetrin dhe sa më shumë dashuri për shtetin”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.

Veseli si zakonisht shfaqet elegant, por kësaj radhe vendosi për një suitë ndryshe, teksa ngjyrat e forta i përshtaten përkrah gruas Violetës.

Violeta zgjodhi të luftojë motin e ftohtë me pallton e gjatë ngjyrë të kuqe të mbyllur.

Kadri Veseli asnjëherë nuk heziton që të jetë në prani të gruas në ngjarje të mëdha dhe daljet në publik i ka të shpeshta duke tentuar kështu të reflektojë një imazh sa më familjar.

 

 

Next Post