Pep Guardiola ka komentuar fitoren e Manchester Cityt në udhëtim te Arsenali me rezultat 3-0.
Qytetarët kanë kryer detyrën e radhës në kampionat duke i mposhtur edhe një herë Topçinjtë me rezultat të pastër, tri ditë pas fitores së tyre në finale të Carabao Cup.
Skuadra e Guardiolas tani duhet të fitojë vetëm pesë nga 10 ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar kampionë dhe spanjolli këtë fitore e përshkroi si një “rezultat të mahnitshëm” gjatë rrugës së gjatë.
“Mendërisht ne ishim të fortë, kemi qenë klinikë, kemi shënuar tre gola të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Guardiola për BBC Sport.
“Pas kësaj nuk ishte e lehtë – 15 minutat e para të pjesës së dytë ishim të varfër, megjithatë, ky është një rezultat i mahnitshëm për ne”.
“Ne jemi jashtë Kupës FA dhe kemi fituar Kupën e Ligës [Carabao]. Tani janë vetëm dy gara, dhe ti lufton për një prej tyre për 10 muaj”.
“Këta janë hapat e fundit për të qenë kampionë, vazhdojmë deri në fund. Duhet të fitojmë pesë ndeshje, nuk mendojmë shumë, tani luajmë me Chelsean”.
“Shpresojmë që kemi dëshirën për të fituar, për të qenë skuadra më e mirë në Angli. Ne harrojmë se jemi të lodhur”, përfundoi spanjolli.