Ndër emrat më pak të përmendur në faqet rozë për jetën personale ka qenë Blerina Braka që ka promovuar vetëm muzikën e saj.
Për herë të parë pas lidhjes së dashurisë nga e cila do vijë në jetë një foshnje, këngëtarja ka zgjedhur të prezantojë partnerin. Ajo ka publikuar fotografinë me partnerin në rrjetin social Instagram, ku të dy duken shumë të lumtur që do bëhen prindër
Para pak minutash, e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo shpjegoi se ka qenë një periudhë e vështirë, por e bukur. Shumë shpejt do të sjellë një klip muzikor që do shpjegojë cdo gjë, ndërkohë që kanë mbetur ditët e fundit para se të bëhet nënë. Blerina është në pritje të një djali, emri i të cilit do jetë Eidel, gjë që e tregoi për herë të parë sot.