GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Familja Muleci, një vit pas vdekjes së vëllait dhe babait: “Doktori na i mbyti të dytë”

19/06/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Familja Muleci, një vit pas vdekjes së vëllait dhe babait: “Doktori na i mbyti të dytë”
Share on FacebookShare on Twitter

U bë një vit që kur Adnan Muleci dha frymën e fundit. Edhe pas kaq kohësh nuk ka një verdikt final nga drejtësia.

Familja vazhdon e endet dyerve të Prokurorisë Themelore në Pejë, ashtu siç vazhdon të akuzojë kirurgun Bujar Vrella se faji mbetet kryekëput i tij.

Para më shumë se 7 muajsh, KIKS Kosova transmetoi hulumtimin lidhur me vdekjen e Adnan Mulecit dhe babait të tij.

31-vjeçari nga Peja, në këmbët e veta kishte shkuar deri në spitalin e Pejës për të hyrë në operacion. Askujt nuk ia merrte mendja që vetëm brenda 5-ditësh, ai do kthehej në arkivol në shtëpinë ku lindi e u rrit.

Për disa ditë, gjaku i tij u helmua dhe ai vdiq nga shoku septik.

E ky qershor vetëm sa ua thelloi edhe një herë më shumë dhimbjen familjes Muleci.

Sot një vit pas, motra e tij Marigona thotë se dhimbja e malli për Adnanin vetëm sa shkon e shtohet.

Humbja e vëllait e pastaj edhe vdekja e babait, Marigona thotë se ua bëri të përjetonin vitin më të vështirë të jetës. Jeta e tyre u kthye në zi të përjetshme.

Nuk mund të hanë e të pinë, të çohen nga gjumi e të shtrihen në mbrëmje, pa menduar për atë që ishte gëzimi i shtëpisë.

Mes dhimbjes, ajo çka Marigonën, motrat e të ëmën po i rëndon edhe më tepër është neglizhimi institucional.

Marigona në rrëfimin e saj për KIKS Kosova, ka thënë se nuk po mund ta kuptojë Prokurorinë kur po i thonë se nuk ka prova për më tutje.

Marigona sjell në kujtim të gjitha thirrjet që iu bënë doktorit, duke i treguar për gjendjen e vëllait gjatë qëndrimit të tij në Pejë, dhe përgjigjet e tij, siç thotë ajo, plot arrogancë duke iu thënë së kështu duhet të jetë, dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Krejt çka familja po kërkon është drejtësia.

Madje, Marigona ka thënë se në qoftë se procesi gjyqësor do të vazhdojë të zvarritet, ata do të kërkojnë ekspertiza ndërkombëtare lidhur me rastin e vëllait të tyre.

Detajet i gjeni në kronikën në vijim:

Tags: DoktoriMulecpeje
ShareTweetShare
Previous Post

Gazetari britanik për sulmin ndaj Jasharëve: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë

Next Post

Haradinaj ia uron ditëlindjen Mbretit Charles përmes ambasadorit britanik

Next Post
Haradinaj ia uron ditëlindjen Mbretit Charles përmes ambasadorit britanik

Haradinaj ia uron ditëlindjen Mbretit Charles përmes ambasadorit britanik

PRI Renta a Car PRI Renta a Car PRI Renta a Car

Lajmet e fundit

Qeveria e Shqipërisë hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Qeveria e Shqipërisë hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

17/07/2025
Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

17/07/2025
Ngërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore

Tentim i 48-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit – Seanca fillon sot në ora 11:00

17/07/2025
Moti për sot: Me diell e vranësira

Moti për ditën e sotme: Me diell e vranësira

17/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

16/07/2025
Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

16/07/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Qeveria e Shqipërisë hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Qeveria e Shqipërisë hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

17/07/2025
Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

17/07/2025
Ngërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore

Tentim i 48-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit – Seanca fillon sot në ora 11:00

17/07/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.