Sot në Londër është bërë promovimi i librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, nga autorët e kësaj biografie, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe vet presidenti Hashim Thaçi.
Madje pak para fillimit të ceremonisë zyrtare të promovimit presidenti Thaçi dha edhe nënshkrimet e para në librin që flet për jetën dhe veprimtarinë tij.
Këto libra të cilat do të shpërndahen pas ceremonisë së promovimit, janë nënshkruar edhe nga vet autorët e kësaj biografie.
Por njëri ndër “fatlumët” e përfitimit të këtij libri me nënshkrimin e presidentit ishte edhe djali i tij, Endriti.
Endriti pak çastesh ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, së bashku me babanë e tij, presidentin Thaçi.
Endriti me këtë rast është shprehur mjaft krenar me babanë e tij, përcjell “Zeri.info”.
Në mbishkrimin e fotografisë, Endriti ka shkruar “Sot në promovimin e librit biografik për Babin në Londër”.