GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dyshohet për kurdisje tenderësh në Komunën e Podujevës – Skandale në asfaltim rrugësh dhe furnizim me dru për shkolla

17/06/2025
në Ballina, Ekskluzive, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Dyshohet për kurdisje tenderësh në Komunën e Podujevës – Skandale në asfaltim rrugësh dhe furnizim me dru për shkolla
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Podujevës, e udhëhequr nga kryetari Shpejtim Bulliqi, po përballet me akuza serioze për parregullsi të shumta në menaxhimin e projekteve publike dhe ndarjen e tenderëve milionësh. Dyshohet se tenderët për asfaltimin e rrugëve janë kurdisur në favor të operatorëve të caktuar, duke anashkaluar kriteret ligjore të parashikuara për kontraktim, shkruan  Gazeta Papirus.

Sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), janë evidentuar një sërë shkeljesh të rënda ligjore në ndarjen e kontratave, ku operatorët ekonomikë janë shpërblyer me projekte të mëdha ndonëse nuk kanë përmbushur kërkesat bazë. Po ashtu, është konstatuar se një pjesë e pagesave janë realizuar nga fondet e destinuara për projekte të tjera, pa miratim nga Kuvendi Komunal.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe asambleisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Sh. Rrahmani, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar drejtuesit komunal për keqpërdorime edhe në furnizimin me dru për ngrohje në shkolla.

“Mos vjedhni edhe në shkolla, a keni Zot ju? S’ju vjen marre bre, në fyt ju metshin. Komuna i ka porositë 8,500 metra dru. Operatori më i lirë ka ofertu 58.8 euro për metër, gjithsej 499,800 euro. Por për me ja dhënë tenderin ‘Baxhës’, e kanë dhënë me 79.4 euro për metër, gjithsej 674,900 euro. Këtu janë vjedhur 175,100 euro. Domethënë, 80 euro po na kushton një metër dru!”, ka shkruar Rrahmani.

POSTIMI I PLOTË: 

Mund të jetë një imazh i teksti

Akuzat për keqpërdorime janë thelluar edhe më tej nga Valon Demolli, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës. Në një prononcim ekskluziv për  Gazeta Papirus. Demolli tha:

“Është e vërtetë, sidomos rasti i fundit me furnizimin me dru nëpër shkolla është shumë shqetësues. Çdo tender ka kurdisje, ka keqpërdorime në komunën tonë. Rruga ‘Xhemajl Mustafa’ është një shembull konkret – aty projekti ka paraparë që të gërmohet komplet dhe të mbulohet me dhe, por në realitet është vetëm kamufluar.”

Demolli shton më tej se keqpërdorimet shtrihen në shumë segmente të administratës komunale, duke përfshirë edhe shërbimet e dezinfektimit dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike:

“Në kohën e fushatave fillojnë dezinfektimet për mushkonja, ndërtohen disa parqe të vogla, por të njëjtën punë e bëjnë tri kompani: Kompania Bini, kompania ‘Pastrimi’ dhe ndërmarrja publike ‘Ecolabi’. Të gjitha paguhen për të njëjtën punë.”

Ky zhvillim rëndon më tej situatën në Komunën e Podujevës, ku qytetarët kërkojnë më shumë transparencë, llogaridhënie dhe hetim të menjëhershëm nga organet kompetente për të adresuar dyshimet e ngritura dhe për të parandaluar degradimin e mëtejmë të administratës publike,  transmeton Gazeta Papirus.

Tags: asfaltimedyshohete podujeveskomunenkurdisjeRrugeshskandaletenderesh
ShareTweetShare
Previous Post

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Next Post

KQZ: S’kemi diskutuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend, jemi të orientuar në përgatitjen e zgjedhjeve lokale

PRI Renta a Car PRI Renta a Car PRI Renta a Car

Lajmet e fundit

Moti për sot: Me diell e vranësira

Moti për ditën e sotme: Me diell e vranësira

17/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

16/07/2025
Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

16/07/2025
Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

16/07/2025
Digjet një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë

Lokalizohet zjarri tek ndërtesa afër “Parkut të Qytetit” në Prishtinë

16/07/2025
Gruda: S’ka ndryshuar asgjë, s’ka asnjë ndryshim të pozicionit

Reagimi i Qeverisë për vendimin e Supremes, Gruda: U shkrua në panik, rrethi për ta po ngushtohet

16/07/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot: Me diell e vranësira

Moti për ditën e sotme: Me diell e vranësira

17/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

16/07/2025
Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

16/07/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.