Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë nga Kuvendi se deputetët që hodhën gazin lotsjellës nuk kanë kurrfarë ideje dhe vepruan kundër vullnetit të qytetarëve për të qenë të lirë të lëvizin.
Delawie është shprehur i zhgënjyer, pasi deputetët e VV’së hedhen gaz lotsjellës
“Ka qenë zhgënjim për mua sepse njerëzit që s’kanë kurrfarë ideja janë kthyer me veprime jodemokratike në kuvend. Kjo nuk duhet të ndodhë në një vend evropian”, ka thënë ambasadori amerikan.
Ndërsa, ai ka thënë se respekton secilin deputet që vepron në mënyrë demokratike do të votojë pro demarkacionit
“Kam respekt për deputetët që po përdorin mjetet demokratike për të përmbushur kushtet”, ka thënë Delaëie
“Do t’i bëja thirrja të gjithëve deputetëve dhe të votojnë pro demarkacionit dhe pro Evropës”, ka përfunduar ai.