GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Bujqit ankohen për tharjen e bimës së grurit, shkak fara e importuar nga Serbia

07/07/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Bujqit ankohen për tharjen e bimës së grurit, shkak fara e importuar nga Serbia
Share on FacebookShare on Twitter

Bujqit kanë alarmuar se u është shfaqur një sëmundje që buron nga rrënja e grurit. Sipas tyre, ajo origjinën e ka nga shteti i Serbisë. Ankesat e tyre i ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Bujqve. Por në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë ankesë për këtë sëmundje. Madje në AUV kanë thënë se çdo lloj i farës nuk mund të hyjë në Kosovë pa kryerjen paraprake të kontrolleve nga inspektorët kompetentë.

Valon Vehapi, kultivues i grurit në Komunën e Lipjanit, i cili ka të mbjellë 100 hektarë grurë, thotë se ka hasur në një sëmundje, e cila, sipas tij, shfaqet në rrënjën e bimës së grurit e cila i dëmton ato.

Ai ka thënë se sëmundja është paraqitur vetëm te bujqit që tokën e kanë mbjellë me farë të importuar nga Serbia.

Sipas tij, problemin e njëjtë nuk e kanë bujqit të cilët farën e kanë blerë nga tjetër vend i origjinës.

“Fillimisht në pranverë, gruri e shfaqi një sëmundje. Shkojke u thajke prej rrajës dhe shkojke përpjetë. Na bujqit u shqetësuam me atë gjendje por nuk u kanë prej krejt farave, kryesisht ka qenë prej farave të Serbisë jon të smuta. Farat që vijnë prej Kroacisë, Francës e vendeve evropiane po vijnë të shëndosha. Prej farave të Serbisë shfaqen sëmundje të ndryshkut, sëmundje ngjyrë hiri dhe sëmundjes që nuk po ia di emrin, terme shkencore. Secilën farë që po e marrim prej Serbisë, po na shfaqen sëmundje. Edhe jo veç sëmundjet, por është e çuditshme që kur ta marrim farën e Serbisë na del edhe tërshana e egër në ara”, ka thënë Vehapi.

Kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri për KTV ka konfirmuar se me problemin e njëjtë po përballen dhjetëra fermerë.

Tahiri ka thënë se i ka këshilluar ata që problemin ta adresojnë te autoritetet përkatëse.

“Disa lloj farërash që po vijnë prej Serbisë, fermerët po ankohen që është paraqitur një sëmundje e paidentifikuar, e filluar nga rrënja e deri te kalliri. E ka një ngjashmëri me ndryshkun, që paraqitet kur ka lagështi. Por te këta fermerë është paraqitur një sëmundje që po ndodh kur s’ka lagështi, me gjasë është farë e infektuar”, ka deklaruar Tahiri.

Në Ministrinë e Bujqësisë kanë deklaruar se nuk kanë pranuar asnjë informacion për paraqitjen e kësaj sëmundjeje.

Por kanë apeluar te bujqit që t’i lajmërojnë këto raste në institucione.

“Deri më tani në Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në MBPZHR, përkatësisht në Divizionin e Mbrojtjes së Bimëve, nuk kemi pranuar asnjë informacion për paraqitjen e kësaj sëmundjeje as nga ana e Inspektoratit Fitosanitar. Po ashtu, nuk jemi informuar as nga drejtoritë komunale për bujqësi dhe as nga ndonjë fermer individual”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se asnjë lloj i farës nuk mund të lejohet të importohet pa kryerjen paraprake të kontrolleve nga inspektorët kompetentë.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi, ka thënë se as ata nuk kanë hasur në një sëmundje të tillë gjatë monitorimit.

“Ne gjatë këtij viti asnjëherë, në asnjë rast nuk kemi pranuar ndonjë ankesë nga asnjë fermer në lidhje me cilësinë e farës. Lista e farës hartohet dhe përpilohet nga Ministria e Bujqësisë, atje është një departament i cili kryen të gjitha procedurat sipas ligjit për certifikim të një fare apo vendosje të një liste të fare dhe pastaj është AUV-i, autoriteti ekzekutiv që mbikëqyr zbatueshmërinë e Ligjit për mbrojtjen e bimëve duke u bazuar gjithmonë në lejimin e importit të farave të cilat janë të lejuara nga Ministria e Bujqësisë”, ka thënë Thaçi.

Duke iu referuar të dhënave të Doganës për pesë muajt e parë të 2024-s, më së shumti grurë është importuar nga Serbia.

Tags: Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisëGruri
ShareTweetShare
Previous Post

Procedura e re: Kush do të bëhet polic në Shqipëri, duhet të kalojë ‘në filtrin’ e SPAK-ut

Next Post

Publikohen sondazhet e para për zgjedhjet në Francë

Next Post
Lista e Le Penit e ka mposhtur atë të Macronit në zgjedhjet e PE-së

Publikohen sondazhet e para për zgjedhjet në Francë

PRI Renta a Car PRI Renta a Car PRI Renta a Car

Lajmet e fundit

​Enver Hasani bën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Etikës në UP

​Enver Hasani bën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Etikës në UP

18/07/2025
Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie

Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie

18/07/2025
Raportimet për mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, policia: Alarm i rrem

Ky është doganieri që dyshohet se lejoi kontrabandën në Vërmicë, i caktohet arrest shtëpiak

18/07/2025
​Inaugurohen hapësirat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut

​Inaugurohen hapësirat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut

18/07/2025
​20 shfaqje do të jenë pjesë e Prizrenfest nga data 21 deri më 28 korrik

​20 shfaqje do të jenë pjesë e Prizrenfest nga data 21 deri më 28 korrik

18/07/2025
Ngritet aktakuzë kundër personit që ofendoi dhe kërcënoi kryetaren e Shkupit

Ngritet aktakuzë kundër personit që ofendoi dhe kërcënoi kryetaren e Shkupit

18/07/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
​Enver Hasani bën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Etikës në UP

​Enver Hasani bën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Etikës në UP

18/07/2025
Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie

Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie

18/07/2025
Raportimet për mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, policia: Alarm i rrem

Ky është doganieri që dyshohet se lejoi kontrabandën në Vërmicë, i caktohet arrest shtëpiak

18/07/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.