GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Blushi: Sa më shumë lexoj për Skënderbeun bindem se Shqipëria është e krijuar nga shpata e tij

06/05/2025
në Lajme, Opinione
Koha e leximit:2 mins read
Blushi: Sa më shumë lexoj për Skënderbeun bindem se Shqipëria është e krijuar nga shpata e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Ben Blushi ka shkruar për ditëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebok, Blushi shkroi se sa më shumë që lexon për Skënderbeun, aq më shumë bindet se Shqipëria është e krijuar nga shpata e tij.

Tutje, ai shkroi se nëse Kastriotët do të arrinin të krijonin një mbretëri të trashëgueshme, Shqipëria do të ishte ndryshe dhe pushtimi osman nuk do të zgjaste.

Blushi ndër të tjerash tha se sa herë që shkon në sheshin “Skënderbej” e fotografon statujën madhështore sepse sipas tij i detyrohemi.

Postimi i tij i plotë si në vijim:

NË DITLINDJEN E SKËNDERBEUT

Sot Skënderbeu mbush 620 vjet dhe sa më shumë lexoj aq më shumë bindem se Shqipëria është krijuar nga shpata e tij.

Ai arriti shumë si luftëtar, si diplomat dhe si prijës megjithëse fati nuk e desh që ta kthente Shqipërinë në një Mbretëri sic e donte koha.

I ngarkuar me luftëra, me konflikte, me pusira dhe rrethime Skënderbeu pati një jetë të shkurtër civile. Ai u martua vonë dhe lindi vetëm një djalë që ishte ende i mitur kur Skënderbeu vdiq në vitin 1468. Vëllezërit dhe nipërit e tij të shumtë, ose ishin vrarë ose ishin të pafuqishëm ose e kishin tradhtuar në favor të turqve, sic ndodhte zakonisht në Mesjetë.

Nëse Kastriotët do kishin arritur të krijonin një mbretëri të trashëgueshme, që vazhdonte në disa breza, historia e Shqipërisë do kishte qenë ndryshe. Pushtimi osman nuk do ishte aq i gjatë dhe rezistenca që u shua pas vdekjes së Skënderbeut, do kishte vazhduar përreth një prijësi të ri nga gjaku i tij mbretëror.

Mitin e Skënderbeut turqit e zhdukën për 400 vjet. Varrin ia prishën, kockat ia tretën, për të as u shkrua dhe as nuk u fol më. Zhdukja e tij përfundimtare ishte fitorja më e madhe e turqve dhe sikur rilindasit të mos e kishin nxjerrë nga pluhuri sot do ishim një popull pa histori.

Pa Skënderbeun librat tanë të historisë do ishin bosh, historia jonë do ishte një histori nënshtrimi.

Në tekstet e shkollave heronjtë do ishin pushtuesit dhe jo kryengritësit, tradhtarët dhe jo rebelët, turqit dhe jo shqiptarët, Hamza Kastrioti dhe jo Gjergj Kastrioti.

Prandaj sa herë shkoj në sheshin Skënderbej dhe fotografoj statujën e tij madhështore,mendoj se sa shumë i detyrohemi këtij njeriu mbi monumentin e të cilit jo vetëm ne por edhe zogjtë janë të lirë, sic ndodh në këtë foto që vendosa të postoj për ditëlindjen e tij të 620.

Tags: Ben Blushigjergj kastrioti-skenderbeuShqiperia
ShareTweetShare
Previous Post

Ahmeti ka një propozim për politikanët: Qe po i thirri në shtëpi te unë, merrnu vesh

Next Post

“Definicioni i budallakisë…” – Ahmeti i ashpër për skenarin e njëjtë të seancës konstituive

Next Post
“Definicioni i budallakisë…” – Ahmeti i ashpër për skenarin e njëjtë të seancës konstituive

“Definicioni i budallakisë…” – Ahmeti i ashpër për skenarin e njëjtë të seancës konstituive

Lajmet e fundit

Spahiu: Kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

“NËSE TI LUFTON PËR ME BASHKU ME SHQIPNINË, KAM ME TA KTHY PUSHKËN ME LUFTU KUNDËR TEJE”, Nexhmedin Spahiu – Blerim Latifit

17/06/2025
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17/06/2025
Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

17/06/2025
Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën –  nuk ka qare – kur

Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën – nuk ka qare – kur

17/06/2025
Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

17/06/2025
LDK e Pejës propozon Muhaxherin edhe për një mandat

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

17/06/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Spahiu: Kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

“NËSE TI LUFTON PËR ME BASHKU ME SHQIPNINË, KAM ME TA KTHY PUSHKËN ME LUFTU KUNDËR TEJE”, Nexhmedin Spahiu – Blerim Latifit

17/06/2025
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17/06/2025
Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

17/06/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.