GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Biserko: BE-ja ishte më përkrahëse ndaj Serbisë, ndërsa Kosovën e sanksionoi

26/06/2024
në Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:2 mins read
Biserko: BE-ja ishte më përkrahëse ndaj Serbisë, ndërsa Kosovën e sanksionoi
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka thënë që nuk ka shumë pritshmëri nga takimi për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Në fakt nuk pres shumë nga ky takim sepse 9 muajt e fundit e kanë dëshmuar se Serbia nuk është shumë e interesuar në zbatimin e marrëveshjeve, ata kanë arsyet e tyre sepse besojnë që konfliktet ndërkombëtare janë të luhatshme dhe mund të ndryshojnë dhe në këto ndryshime mund të sjellin në dobi të aspiratave të tyre jo vetëm në këtë por në tërë rajonin,” ka thënë Biserko.

Biserko thotë se ky takim është thirrur nga Josep Borrell pasi sipas saj ai dëshiron të kap momentumin, teksa shton se Bashkimi Evropian deri më tash ka qenë më përkrahës për Serbinë.

“Mund të jem e gabuar, por nuk pres shumë nga ky takim shpresoj të jetë një vazhdimësi jo vetëm gjërat praktike por të cilat do të sillnin Kosovën në një nivel të barabartë me Serbinë, sepse deri më tani BE-ja ka qenë më përkrahëse për Serbinë duke sanksionuar Kosovën se nuk e ka bërë këtë ose atë.”

E ajo ka pritshmëri që do të jetë një qasje më e barabartë mes dy vendeve pasi shton se Serbia vetëm po “blen kohë” e nuk ka koncentrim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Shpresoj të jetë një qasje më e barabartë, sepse në të vërtetë Serbia nuk është vërtetë e koncentruar në dialog dhe vetëm është duke blerë kohë, sepse në të vërtetë nuk merakosen shumë nëse Kosova arrin suksese në sovranitetin e saj në tërë territorin dhe kjo duhet të ndryshojë sepse edhe komuniteti serb në Kosovë ndihen si të braktisur dhe janë të frustruar duke pritur,” shtoi Biserko.

Në një konferencë për media Josep Borrell të hënën ishte më konkret, pasi ai kërkoi nga Serbia të jetë më konstruktive dhe kërkoi largimin e masave ndaj Kosovës që kanë qenë të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE).

Biserko po ashtu thotë se qytetarët serb në Kosovë janë braktisur nga Serbia e këtë e quajti si fakt frustrues për serbët.

Ndërsa, shtoi se fakti që Serbia pengoi votimin e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës është habi pasi edhe serbët në Kosovë do të kishin mundësi që të adresonin problemet e tyre.

“Mund të them se Serbia i ka braktisur qytetarët e saj në Kosovë duke i larguar ata nga Institucionet e Kosovës duke mos i lejuar ata të marrin pjesë në referendumin për kryetarët ata janë jashtë sistemit, ky është një fakt shumë frustrues për serbët sepse të gjithë ne po presim diçka tjetër dhe nuk mendoj se në këtë moment Serbia është e gatshme të ndryshojë diçka dhe ne vazhdimisht e kritikojmë Kosovën për këtë, nuk po them se nuk ka problem edhe nga pala kosovare, mendoj ata duhet të jenë më të kuptueshëm për palën kosovare dhe jam e befasuar se si ata tentuan dhe penguan votimin e Kosovës për të qenë pjesë e KiE sepse kjo do të ishte një mundësi që edhe serbët në Kosovë të adresojnë problemet e tyre,” deklaroi Biserko.

Tags: Albin Kurti Aleksander Vuçiçbe-jaDialogu Kosovë-Serbi
ShareTweetShare
Previous Post

Tahiri: Anulimi i Ligjit për Byronë fitore e Shtetit të së Drejtës

Next Post

Humb jetën një grua në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Next Post
Humb jetën një grua në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Humb jetën një grua në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan

PRI Renta a Car PRI Renta a Car PRI Renta a Car

Lajmet e fundit

​Enver Hasani bën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Etikës në UP

​Enver Hasani bën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Etikës në UP

18/07/2025
Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie

Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie

18/07/2025
Raportimet për mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, policia: Alarm i rrem

Ky është doganieri që dyshohet se lejoi kontrabandën në Vërmicë, i caktohet arrest shtëpiak

18/07/2025
​Inaugurohen hapësirat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut

​Inaugurohen hapësirat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut

18/07/2025
​20 shfaqje do të jenë pjesë e Prizrenfest nga data 21 deri më 28 korrik

​20 shfaqje do të jenë pjesë e Prizrenfest nga data 21 deri më 28 korrik

18/07/2025
Ngritet aktakuzë kundër personit që ofendoi dhe kërcënoi kryetaren e Shkupit

Ngritet aktakuzë kundër personit që ofendoi dhe kërcënoi kryetaren e Shkupit

18/07/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
​Enver Hasani bën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Etikës në UP

​Enver Hasani bën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Etikës në UP

18/07/2025
Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie

Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie

18/07/2025
Raportimet për mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, policia: Alarm i rrem

Ky është doganieri që dyshohet se lejoi kontrabandën në Vërmicë, i caktohet arrest shtëpiak

18/07/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.