Barcelona ka arritur marrëveshje me yllin e Gremios, Arthur, dhe shpresojë se do të mund të nënshkruajë me të në janar të 2019-s, raporton Mundo Deportivo.
Mesfushori brazilian cilësohet si njëri prej talentëve të rinj me të ardhme më të ndritur në Amerikën Jugore dhe e ka tërhequr vëmendjen e gjigantit katalan tash e një kohë, transmeton Express.
Barça tani do të tentojë t’i blejë 60% e të drejtave të lojtar, të cilat i ka në pronësi Gremio.
Megjithatë, klubi brazilian nuk do ta shesë atë për më pak se 30 milionë euro.