Bukuroshja nga Klina, Arta Elezaj apo siç njihet për publikun Xhakarta te ”O sa mirë”, është njëra ndër femrat më të përfolura në shoubizin shqiptar
Që nga paraqitja e saj në serialin e lartpërmendur, Elezaj vazhdon të rrëmbej vëmendjen e të gjithëve. Ajo është mjaft aktive edhe në rrjete sociale.
E në atë Instagram, numëron mbi 65 mijë ndjekës nga të cilët merr komente të llojllojshme. Së fundmi, ka shpërndarë një imazh ku shfaqet me një fustan të ngushtë ngjyrë të kuqe, e cila ju mahnit me dukjen ekstravagante të saj.
Me bukurinë e saj rrezatuese konsiderohet të jetë rivale e shumë aktoreve të tjera, e posaçërisht e Arta Nitaj. Vlen të ceket se përveç si aktore, Arta është e njohur edhe si modele.