Dyshja e këngëtarëve të muzikës popullore, Astrit Zikolli dhe Beqa kanë lansuar gjatë ditës së djeshme këngën e tyre më të re “Çlirimtarët”
Kënga është një këngë që i kushtohet liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë të burgosur në Hagë.
Astrit është këngëtarë i muzikës popullore rapsodik që nga mosha 17 vjeçare ndërkaq Beqa është njëri prej këngëtarëve më të njohur të kësaj muzike në Kosovë.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë të burgosur në Hagë nga Gjykata Speciale e Kosovës.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar në këtë link
Në anën tjetër Astrit Zikolli e ka pasur babanë, tashmë të ndjerë, Ramiz Zikolli pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kënga është lansuar premierë dje dhe është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës popullore duke arritur deri afër 10 000 klikime në youtube. /GazetaExpress/