Aktivistja e njohur kërkon nga deputetja e VV-së që t’i kërkojë falje profesorit per linçimin publik
Aktivisja e shoqërisë civile, Nerimane Ferizi, ka kërkuar që deputetja e VV-së nga Vushtrria, Fjolla Ujkani, të kërkojë falje për linçimin publik që i ka bërë profesor Pacit.
Ferizi përmes një postimi, ka pyetur deputeten pse nuk keni reaguar për njerëzit seksist brenda subjetit politik, për rastet e dhunës dhe probleme tjera më të rëndësishme, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Pse nuk po reagoni per shume njerez brenda subjekteve te juaja politike qe jane seksist, qe ju shtypin per dite?
Pse nuk ke reagu per kandidimet e seksisteve per kryetar te Komunave nga subjekti juaj politik? – por perkunder keni dale krah per krah me ta neper fushata.
Pse nuk po reagoni per shume dukuri negative ne kete vend?
Pse nuk po reagoni per te miturat qe po perdhunohen ne qytetet e juaja?
Pse nuk po reagon per shume ngacmime seksuale qe ndodhin per dite neper shkollat tona? – qe jam shume e sigurt qe ju i dini shume mire edhe emrat profesoreve qe ngacmojne ne shkolla.