Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po mendon që duke i refuzuar e kritikuar ndërkombëtarët, do të mund të ndikojë që t’ia “përmirësojnë cilësinë e marrëveshjes”.
Molliqaj ka deklaruar se Kurti nuk po e kupton se këto veprime të tij, vetëm e kanë përkeqësuar situatën.
E ka edhe një kërkesë tjetër ky që është e mirë, por është gabim në rezultat. Po mendon që duke bërë veprime të tilla, duke bërë veprime në veri, duke refuzu ndërkombëtarët, duke i kritikuar e sharë ata, mos po ia përmirësojnë pak cilësinë e marrëveshjes, mos po ia ndërrojnë naj hap për Kosovën…edhe për veti, po për Kosovën. Ama ky nuk po e kupton që krejt veprimet e tij në fund, rezultati është më keq se më herët”, ka thënë Molliqaj.
Sipas Molliqajt, janë tri pasoja me të cilat po përballet Kosova, shkaku i veprimeve të Kurtit.
Janë tri pasoja që tashmë i kemi. Veprimet policore në veri e kanë bind botën demokratike, që serbët në veri janë të rrezikum…E dyta është që në rrafshin ndërkombëtar, ti e ke humbë besimin. Si Kosovë ma, nuk po them që ata kanë me u prish me neve, por nuk t’kanë më hatrin, nuk kanë më kujdesin ndaj teje. E treta, si rezultat i këtyre, sekuencimi që po ta bjen BE’ja e po e mbështet fuqishëm ShBA’ja, është qaq i padrejtë, që unë kurrë se kisha pranu, por kjo është për shkak se ti ke ba veprime të tilla”, ka thënë Molliqaj në ATV.